Gjykata Speciale, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që brenda dy javësh të ofrojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet që ka kjo polici për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm nga paraburgimi të drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë. Deputetja dhe anëtarja e Komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka pyetur drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti, rreth kësaj çështjeje. Besoj se opinioni publik e di se na është bërë kërkesa nga avokatët mbrojtës, ndërsa këtë pyetje drejtojeni te Gjykata, u përgjigj Mehmeti. Edhe pse anëtarja e Komisionit insistoi në pyetje, drejtori Mehmeti kërkoi të kursehet nga ajo pyetje.
