Pavarësisht se BE-ja nuk na pranon ne po mundohemi ta mbajnë gjallë entuziazmin, ka thënë ministri, Çollaku (!)

Pavarësisht se BE-ja nuk na pranon ne po mundohemi ta mbajnë gjallë entuziazmin, ka thënë ministri, Çollaku (!)

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, n ë një tryezë të organizuar nga “Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur dhe European Policy Center”, ka deklaruar se  kriza e Bashkimit Evropian në këto vitet e fundit nuk e favorizon aspak procesin e integrimit të Kosovës në BE. Ai, tha se izolimi dhe mbetja jashtë BE – së, do të kishte pasoja të paparashikueshme në aspektin politik dhe atë të sigurisë. Ai më në fund ka pranuar se në rastin e Kosovës, BE – ja po bie pre e politikave të 5 shteteve anëtare të BE –së që nuk e kanë njohur Kosovën. Megjithatë, ministri me filozofi pacifiste e durimtare konstaton se në Kosovë fatmirësisht ende po mbajmë gjallë dhe po mundohemi të i japim shpirt procesit të integrimit evropian, duke mos përjashtuar edhe lobimin në shtetet anëtare, pasi që e dimë shumë mirë që ka një lobim të fuqishëm tek shtetet anëtare, është e pamundur që ky proces të shtyhet përpara mirëpo thash rasti i Kosovës është rast specifik dhe fatkeqësisht specifik në aspektin negativ sepse Bashkimi Evropian përkundër faktit që 23 shtete anëtare që e kanë njohur vendin tonë, përsëri politikën e vetë nuk ka arritur ta adaptojë në përputhje me politikën e këtyre 23 shteteve dhe shpeshherë bëhet pre e politikave të 5 shteteve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo normalisht që e ngadalëson procesin dhe e vështirëson në një mënyrë shumë të madhe se që ka ndodhur në rastet tjera deri më tani”, tha Çollaku.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …