Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar paraburgimit prej një muaj për Azem Kurtaj, i cili dyshohet se për tri vepra penale “Vrasje në përpjekje”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. “Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasja e rëndë në përpjekje, përdorimi i armës shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm. I pandehuri më 6 janar 2023, në një fshatë të Komunës së Shtërpcës, “me dashje ka tentuar që t`i privoj nga jeta të dëmtuarit M.S. dhe S.S.”, (edhe pse ai nuk ka shtënë në drejtim të tyre)në atë mënyrë që derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe me të arritur në hyrje të fshatit, vëren disa qytetarë në skaj të rrugës dhe me qëllim që t`i largojë, i bie borisë, në pamundësi që të lëviz tutje e ndal veturën dhe pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty e nxjerr revolen dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …