Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas takimit me Enkelejd Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit, në një mesazh të saj shprehet se diskutim ishte shumë i mirë, ndërsa e njeh atë si kryetari në detyrë i PD, duke e cilësuar atë si “ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD”. Edhe pse Sali Berisha e quan të kryer faktin se ai ka marrë në dorë Partinë Demokratike pasi ka një vendim gjykate, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mendojnë kështu . “Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen. Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë”, shprehet ajo.
