Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se e ka falënderuar atë për sigurinë që Rusia do t’i japë mjaftueshëm gaz Serbisë këtë dimër. Megjithatë, pavarësisht thirrjeve nga BE-ja Serbia nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin. Vuçiç njoftoi nuk kishte biseduar me Putinin për gati dy vjet e gjysmë dhe se më 20 tetor kanë pasur një “bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë. Shpreha shpresën, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, tha Vuçiq, duke shtuar se me Putinin bisedoi edhe për çështje dypalëshe, ekonomike dhe politike.
