Pavarësisht thirrjeve dhe fushatave të vazhdueshme të institucioneve të Kosovës, në respektimin e rregullave dhe vozitje të kujdeshme në komunikacion, numri i aksidenteve rrugore me fatalitet në rrugët tona vazhdon të mbetet shumë i lartë. Në pjesën e parë të muajit korrik në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 7 kosovarë. Kështu bëhet e ditur nga të dhënat e Policisë së Kosovës. Numri i aksidenteve, të cilësuara me lëndime, për 15 ditë, ka shkuar në 264, duke lënë të lënduar 490 persona. Ndërsa, numri i aksidenteve, të cilësuara më dëme materiale është 356 sosh. Numri i përgjithshëm i aksidenteve në pjesën e parë të korrikut ka shkuar në 623, me një numër të tiketave të shqiptuara. që arrinë shifrën 18,090. Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një komunikate për media, ditë më parë ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e madh të aksidenteve në trafik.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …