Pas rreth tetë orësh, ka përfunduar seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike, gjatë së cilës nuk u bë hap konkret për të ecur para në lidhje me fatin e partisë opozitare më të madhe në vend, megjithatë kishte një gjysmëfitore për padinë e dorëzuar nga Enkelejd Alibeaj. Gjykata vendosi të shfuqizojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri dhe automatikisht çështja do të rikthehet në Gjykatën e Tiranës për rishqyrtim me një tjetër trupë gjykuese. Vendimi ishte unanim nga të tre gjyqtarët që e dërguan çështjen për rigjykim, të cilët pranuan kërkesat e depozituara nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj, që të prishej vendimi i Zhukrit me të gjitha ndryshimet e miratuara më 25 mars dhe çështja të rikthehej për rigjykim duke rrëzuar foltoren. Tani për tani “timoni” i partisë Demokratike do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, i cili është në cilësinë e nënkryetarit, deri kur të jepet një vendim tjetër nga Gjykata e Tiranës. Pasi që Gjykata e Apelit la pezull çështjen, do të jetë Alibeaj ai që do të futet në zgjedhje me PD-në. Ndërsa nuk dihet ende vendimi që do të marrë Berisha dhe nëse do të gjejë në mënyrë tjetër për të marrë pjesë në zgjedhje. Dy avokatët e Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi pas përfundimit të seancës, u shprehën se kërkesa e tyre u pranua ndërsa deri ditën e hëne PDja do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet lokale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …