leoni

Lulzim Basha, më në fund ka pranuar t’i “dorëzohet” Prokurorisë së Tiranës

PD-ja e Bashës nuk heq dorë nga pozicioni i vjetër dhe kërkesa për “vende të rezervuara”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka lëvizur nga  kërkesa për “vende të rezervuara” edhe pas takimit të djeshëm me kreun e Kuvendit Ilir Meta. I menduar si një takim që do të ndihmonte për tejkalimin e ngërçit mes qeverisë dhe opozitës, pas dështimit të konsensusit në takimin Rama-Basha. Basha ka refuzuar edhe angazhimin e aleatit kryesor të kryeministrit, duke mos lëvizur nga “istikami”. Ishte kreyparlamentari Meta që ftoi Bashën në një takim, duke theksuar në prononcimet e tij për media se reforma në gjyqësor duhet të miratohet me votat e opozitës. Ky takim u zhvillua afro një javë pas atij Rama-Basha, ku kreu i qeverisë dhe kreu i opozitës dështuan të gjenin gjuhën e përbashkët për miratimin e reformës në drejtësi. Vendet e rezervuara, një pikë kjo e kërkuar me ngulm nga PD-ja, është për momentin çështja kryesore që ka ndalur në vend procesin, duke ndarë palët në qëndrimet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …