Ambasada e SHBA-së në Tiranë bënë thirrje që të shmanget dhuna në protestën e nësershme të opozitës

PD-ja e Sali Berishës, sot në Tiranë do të mbajë protesta kundër “Ballkanit të Hapur”

Ashtu sikur ka paralajmëruar  tre ditë më parë vetë kryetari i PD-së së “reformuar”, Sali Berisha, sot në orët e pas ditës do të mbahet një  protestë masive kundër takimit të treshes së “Ballkanit të hapur”,  që është një  përpjekje koti, me të cilën po argëtohen Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksander Vuçiq. Insistimi i Edi Ramës për këtë  marrëveshje, nuk ka përkrahje të duhur as brenda partisë Socialiste të Shqipërisë dhe as të opozitës. Kjo nismë nuk është më shumë se një trampolinë e çakorduar, e cila vetëm sa thellon përçarjen  brenda kombëtare, jo vetëm  në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni. Kjo marrëveshje me Vuçiqin, në një kohë kur retorika serbe kundër Kosovës po thellohet deri edhe me kërcënime dhe rikthim ushtarak, është një “non sens” politik i papranueshëm. Sot, shqiptarët liridashës në Tiranë, do t i bashkohen Sali Berishës, i cili e ka paramenduar mirë këtë protestë, pavarësisht situatës së brendshme mjaft konfuze dhe përfitimeve që do t ia atribuojë vetvetes dhe pjesë së tij të Partisë Demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …