Partia Demokratike në Shqipëri kundërshtoi si antikushtetuese shpalljen zgjedhjeve të pjesshme vendore në Himarë, pas heqjes së mandatit të Fredi Belerit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë, opozita nuk do të bojkotojë procesin dhe t’i lerë terren të lirë socialistëve në këtë bashki. Për këtë qëllim kanë nisur diskutimet për identifikimin e emrit që do të garojë përballë Vangjel Tavos, të zyrtarizuar tashmë nga Partia Socialiste. Burime nga PD citojnë marrëveshjen që kanë me PBDNJ-në e Vangjel Dules, sipas të cilës Himara është terren i lirë për partinë e minoritetit grek. Kjo do të thotë se emri që do të kandidojë më 4 gusht do të propozohet nga Vangjel Dule. Alternativat nuk janë të shumta dhe vendimi i Dules nuk pritet të ketë surpriza. Emri që do të propozohet, thonë burimet, është ai i Petro Belerit, djalit të Fredi Belerit. Arsyet janë disa, por kryesorja është se kandidatura ka krijuar një marrëdhënie gati personale me Kryeministrin grek, Qiriakos Mitsotakis, marrëdhënie që do t’i sigurojë opozitës mbështetjen e Athinës në Himarë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …