PD

PD-ja nuk do të mbështesë propozimin e qeverisë për të miratuar në parim projektin me ndryshimet kushtetuese

Sot kur pritet të takohen për të biseduar anëtarët e  Komisionit për Reformën në Drejtësi, Partia Demokratike nuk do të mbështesë propozimin e qeverisë për të miratuar në parim projektin me ndryshimet kushtetuese. Ky propozim u bë gjatë mbledhjes së fundit nga kryetari i Komisionit të Reformës, socialisti Fatmir Xhafaj, pasi ekspertët ndërkombëtarë bënë prezantimin e projektit që u mbështet publikisht nga dy ambasadorët. Në qëndrimin e saj zyrtar, opozita thotë se votimi në parim në një Komision të posaçëm është një procedurë ekstra kushtetuese dhe ekstraparlamentare dhe se sipas kushtetutës nisma për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit merret nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit. Opozita i shton argumentit të saj për të qenë të kujdesshëm me procedurat edhe faktin se hapat e ndjekur për miratimin e këtyre ndryshimeve do t’i nënshtrohen më vonë kontrollit nga Gjykata Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …