leoni

Partia e Drejtesise

PD në Lipjan: Delegatët e Kuvendit bojkotuan punimet, injoruan Aganin duke e quajtur “mashtrues”

Ka dështuar në Lypjan Kuvendi i degës së PD-së, jo për faktin se nuk kishte kuorum, meqë ishin të pranishëm rreth 100 veta, por për faktin se kandidatura u imponua nga niveli qendror, nga Ferid Agani, kështu  nuk u lejua kandidatura e kërkuar nga anëtarësia e Partisë në Lipjan, ku strukturat e  propozuan për kryetar të degës, Kryetarin e nëndegës, në Lipjan z. Burim Podrimçaku, një afarist, intelektual dhe njeri ndër figurat e para në PD që nga viti 2004.

Në shenjë pakënaqësie nga ndërhyrja e kreut të PD-së z. Agani, duke imponuar kandidat kukull, delegatet braktisën punimet e Kuvendit të gjithë, përjashtimisht atyre që kishin ardhur nga Prishtina dhe 7 vetave që mbetën brenda në sallë. Por tradita e mashtrimeve vazhdoj edhe mëtej në këtë kuvend, përkundër që delegatët braktisën kuvendin, ata përsëri e zgjodhën në mënyrë klandestine ish Kryetarin e Degës Xhavit Maholli, me 7 delegatët e mbetur. Ne publikisht i bëjmë thirrje organeve të KKZ-së në nivelin lokal dhe KQZ-së në nivelin qendror që rastin e djeshëm të rishikohet dhe kurrsesi të mos njihet si kuvend për cilin ka argumente të mjaftueshme për manipulim nga krerët e saj. Gjithsesi, ne si udhëheqje e anëtar të kryesisë së degës në Lipjan shumë shpejt do të dalim me ankesë drejtuar organeve të KQZ-së për parregullsitë e mbrëmshme në kuvend.

( Petrit Buja, anëtar i Kryesisë së Degës së PD-së në Lipjan)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …