Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës-PDAK dhe Lëvizja për Bashkëveprim kanë dorëzuar kallëzim penal kundër Partisë së Ashkalinjëve për Integrim. Në konferencë për medie, Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjëve të Kosovës, Qazim Rrahmani tha se bëhet fjalë për 500 deri në 700 vota. Pas datës 9 shkurt neve na kanë ardhur disa emaila, disa fakte, që tregojnë se rivali ynë politik- Partia e Ashkalinjëve për Integrim ka orkestruar vota të diasporës në grupe të organizuara, në grupe të caktuara ku kanë votuar një person për 50, 60 njerëz. Po ashtu, kanë marrë karta të identitetit, letërnjoftime, i kanë regjistruar vet si të tillë, i kanë marrë dëftesat e regjistrimit vet ato dhe po ashtu vet kanë votuar dhe vet i kanë paguar votat. Ne si koalicion PDAK dhe LPB jemi marrë qysh nga dita e marrjes së fakteve nga njerëzit, jemi marrë me këtë çështje dhe kemi dërguar lëndët tona, faktet tona në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Kemi dërguar ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme dhe rezultati i ngushtë i cili është mes PDAK LPB dhe PAI mund të bëjë deri në fund të rezultatit final, votat e diasporës mund ta ndryshojnë edhe vullnetin e qytetarëve ashkalinj”, deklaroi Qazim Rrahmani.
