Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

PDK, AAK e NISMA ende nuk i kanë dërguar nominimet e tyre për anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Tri partitë në pushtet ende nuk i kanë dërguar nominimet e tyre tek kryetari për anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndonëse anëtarëve aktualë u ka skaduar mandati. Burime të gazetës “Epoka e re” thonë se  brenda koalicionit PAN ka marrëveshje se vonesat në këtë drejtim janë bërë për shkak të mospajtimeve në mes të AAK-së dhe Nismës. Sipas këtyre burimeve, PDK-në në KQZ do ta përfaqësojë Ilir Gashi, ndërkaq Aleancën dhe Nismën Binak Vishaj. Kurse partitë opozitare i kanë dorëzuar nominimet e tyre. LDK-ja do të përfaqësohet nga Sami Hamiti e Florian Dushi, kurse Lëvizja Vetëvendosje nga Adnan Rrustemi e Nazlie Bala.

Kontrolloni gjithashtu

Sot shënohet 22 Prilli, Dita e Tokës

Dita e Tokës: Një ngjarje globale për mbrojtjen e mjedisit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet më 22 prill në mbarë botën …