Gjatë paraqitjes së programit qeveritar për 4 vitet e ardhshme, përfaqësues të koalicionit PDK-AAK-Nisma kanë thënë se programi i tyre është për një shtet të zhvilluar. Besim Beqaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se në qendër të vëmendjes së tyre është zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës. Prioriteti i dytë është shëndetësia me anë të së cilës i mundësohet që secili qytetarë të merr shërbimet e nevojshme mandej arsimi, sundimi i ligjit, sporti dhe kultura. Ndërkohë, përfaqësuesja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Magbule Shkodra ka thënë se do të përkrahen bizneset në përgjithësi dhe ato të drejtuara nga gratë do të ju kushtohet vëmendje e veçantë. Ajo shtoi më tutje se do të punohet shumë për ngritjen e cilësisë në arsim dhe do të ndahen bursa për studentë. Përfaqësuesi i Nismës për Kosovën, Bajram Hasani deklaroi se në mandatin e tyre, nuk do të ketë asnjë familje që nuk do të mbetet pa një të punësuar. Dhe theksoi se do të mbështetet bujqësia në fond prej 400 milionë euro.
