Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

PDK akuzon Vetëvendosjen dhe Përparim Ramën për aferë 50-milionëshe me tokat, në Badovc

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovë, Vlora Citaku ka reaguar përmes një postimi në ndaj zhvillimeve të fundit në Komunën e Prishtinës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, dhe kryetarin e komunës, Përparim Rama, për përfshirje në një aferë të shkëmbimit të tokave komunale në Badovc, me vlerë 50 milionë euro. Ajo deklaroi se ky ishte shkaku kryesor për prishjen e koalicionit të PDK-së me LDK-në në Prishtinë, pasi partia e saj kishte kundërshtuar këtë shkëmbim të cilësuar si të dëmshëm. Nënkryetarja përmendi se, në shkurt 2024, PDK kishte iniciuar shfuqizimin formal të vendimit për shkëmbimin e tokave në Badovc, duke mbetur e vetmja forcë politike konsistente në mbrojtjen e pronave komunale. Ajo gjithashtu akuzoi Përparim Ramën për bashkëpunim me LVV-në në shndërrimin e tokave komunale, përfshirë edhe ato pranë Stacionit të Autobusëve, në prona për ndërtime private.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …