PDK

PDK bën të ditur se do të procedojë në Kuvend nismën për hartimin e Projektligjit lidhur me pensionet e zyrtarëve policorë

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës sot në një konferencë për media kanë njoftuar  se do të procedojnë në Kuvend nismën për hartimin e Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policorë dhe për punonjësit e Inspektoratit policor me autorizime policore. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se nisma për hartimin e këtij projektligji është bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe se është e domosdoshme pasi mosha mesatare e policëve është 47 vjeç. Duke e ditur se Policia e Kosovës është më e reja e themeluar në Evropë ajo fatkeqësisht nuk është e re në moshë. Tani zyrtarët e Policës së Kosovës arrijnë moshën mesatare 47 vjeç andaj është e domosdoshme të bëhet shqyrtimi i këtij projektligji në afatin sa më të shkurtër kohor”. Deputet i PDK-së, Rashit Qalaj tha se është e nevojshme që sa më shpejt ky Projektligj të jetë në Kuvend. Arsyeja kryesore është që Policia e Kosovës të fitojë energji të reja, të jetë një polici më dinamike dhe më efikase dhe kjo bëhet nëse përtërihet organizata”, tha deputeti Rashit Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu

Dështimi i zgjedhjes së kryetares së kuvendit: Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në …