PDK-dega në Lipjan sot ka mbajtur një konferencë për shtyp, lidhur me zhvillimet aktuale në komunë, me theks të veçantë për zhvillimet në Kuvendin Komunal, pas kërkesës për votëbesim të kryesueses nga këshilltarët e PDK-së, AAK-së, dhe PSDK-së. Lulzim Rrustemi, nënkryetar i PDK-së, ka shpalosur para të pranishmëve ecurinë e tërë mbledhjes. Sipas tij kryetari i Lypjanit, Imri Ahmeti dhe kryesuesja e kuvendit, Vlora Limani-Hajnuni, kanë bërë shkelje të cilat janë në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje Lokale, sepse thërret mbledhje tjetër të rregullt pa proceduar mbledhjen e jashtëzakonshme. Ai po ashtu përmendi faktin se edhe Ministria e Administratës Publike ka bërë shkelje, duke mos ju përgjigjur shkresës zyrtare të dërguar nga anëtarët e kuvendit të komunës, për 1/3, e numrit të përgjithshëm të anëtarëve, të cilët kanë të drejtë që konform nenit 44 të paragrafit 1 të Ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisje Lokale në fuqi të thërrasin mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal. Në shkresën drejtuar MAPL-së, është kërkuar që të respektohet ligji, ose ata do të ndjekin procedurat ligjore edhe përmes gjykatave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …