Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi i ka reaguar zëvendës-ministrit të Mbrojtjes, Blerim Sallahu, i cili tha mbrëmë se ka dëgjuar që dikush nga të akuzuarit në Hagë ka marrë më shumë para se që është dashur nga shteti për mbrojtje juridike. Me anë të një postimi Bytyqi ka thënë se deklaratat e Sallahut janë skandaloze, dashakeqe dhe keq-informuese. “Fondi është i rregulluar në atë formë, sa që askush nuk mund të marrë as edhe një cent pa e ndjekur një procedurë të caktuar. Legjislacioni që e rregullon këtë fushë ishte hartuar në koordinim të ngushtë me vendet e BE-së, si dhe vetë Dhomat e Specializuara. Standardi që është vendosur si praktikë është standard ndërkombëtar”, ka thënë Bytyqi. Ai ka nënvizuar faktin se shpenzimet janë sekrete deri në përfundim të procesit gjyqësor, teksa pas përfundimit, ato do të bëhen publike.
