Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i konsiderojnë të drejta dhe të arsyeshme kërkesat e sindikatës së Policisë së Kosovës. Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se kërkesat e ish-kolegëve të tij janë të drejta, dhe ka kërkuar që ato të realizohen sa më shpejtë. “Mendoj që urgjentisht që duhet të ulen dhe sa më shpejtë që është e mundur të fillojnë realizimin e plotësimit të kërkesave” ka theksuar deputeti, Rashit Qalaj. Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se kërkesat e Sindikatës së Policisë janë legjitime, të pranueshme dhe të arsyeshme. “Me këtë qeveri nuk pritet që të realizoj as takime as dialog social sepse e kemi parë që këto tri vite dhe mendoj që kjo është goditja më e rëndë që i bëhet uniformës së Kosovës prej atyre që 24 orë janë për të ofruar siguri për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të injorohen këtë mënyrë nga qeveria dhe ministria përkatëse, është e pakuptimtë” ka theksuar deputeti, Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …