PDK dhe AAK kërkojnë nga kryeministri Kurti formimin e komisionit për demarkacionin me Malin e Zi

PDK dhe AAK kërkojnë nga kryeministri Kurti formimin e komisionit për demarkacionin me Malin e Zi

Tre vite janë bërë që nga ratifikimi i Marrëveshjes me së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe ende ky proces nuk po konsiderohet i përfunduar. Kryeministri, Albin Kurti që ishte dikur kundërshtari më i madh i kësaj marrëveshje, ende nuk e ka formuar komisionin shtetërore për shënjimin e kufirit, të cilin e kishte paralajmëruar muaj më parë. E dy nga partitë opozitare në vend, PDK dhe AAK, thonë se kryeministri asnjë veprim nuk e ka prioritet që shkon në forcimin e shtetit dhe të qytetarëve, e që në këtë rast po e injoron një komision shumë të rëndësishëm. Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu thotë se Kurti po heziton formimin e komisionit të cilin vet e kishte paralajmëruar, derisa ajo po e konsideron nguti të Kurtit proklamimin e temave të mëdha. Edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj thotë se Kurti po e injoron komisionin shtetërorë për shënjimin e kufirit, e që sipas tij rëndësia është shumë e madhe për Kosovën./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …