PDK dhe LDK vlerësojnë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, duhet të trajtohet pa dallime politike

PDK dhe LDK vlerësojnë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, duhet të trajtohet pa dallime

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po vlerësojnë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, duhet të trajtohet pa dallime politike. Derisa u zotuan se nuk do të mungojë kontributi i tyre në këtë drejtim. Këto qëndrime i bënë të ditura para tryezës së përbashkët, në mes të grupeve parlamentare si dhe organizatave OVL-UÇK, SHIL-UÇK dhe SHFD-UÇK. Deputeti nga radhët e PDK-së Gazmend Bytyçi, ka thënë se në prill të këtij viti partia e tij, e ka riiniciuar këtë ligj dhe se tani janë në fazën e punimit dhe draftimit. Ai i bëri thirrje partive politike, që të bashkohen dhe të gjejnë formën e modalitetin më të mirë se si ta trajtojnë këtë ligj. Kurse, deputetja nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku, ka thënë se pa asnjë hezitim do të japin kontributin e tyre në përkrahje të këtij ligji. Ndërsa, kryetari i familjeve të dëshmorëve Xhavit Jashari, po shpreson që në këtë tryezë do të dakordohen, për krijimin e një ligj i cili do t’i mbrojë kategoritë e shenjta të luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …