Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, votimi i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021 dhe raporti me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike kanë mbetur për një mbledhje tjetër. Megjithatë është parë një gatishmëri e Partisë Demokratike të Kosovës që të ulet me partitë në pushtet dhe të diskutojnë që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të kalojë, e kërkesë të vetme e ka që të përfshihen amendamentet e tyre. LDK premton se do të ulen të diskutojnë për këtë gjë dhe se do të përfshijnë gjithçka që është në harmoni me ligjin. Në këtë mbledhje të komisionit, në fillim të diskutimit për këto dy pika, ishte deputeti i LDK-së Shkëlzen Hajdini, që ka kërkuar që votimi për këto dy pika të shtyhet për një mbledhje tjetër, por nuk ka pasur kuorum për këtë votim. Deputeti i PDK-së Kujtim Gashi, tha se si parti i bëjnë thirrje qeverisë që të merr parasysh rekomandimet e tyre, e nëse ato merren parasysh ai tha se do ta votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …