Deputetët e PDK-së, kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit, përmes të cilit theksojnë se anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës u shkarkuan në mënyrë kundërkushtetuese dhe arbitrare. Në këtë kërkesë, PDK ka argumentuar se Kuvendi në mënyrë kundër-kushtetetuese, ka shkelur dy nene konkrete të Kushtetutës, respektivisht nenin 101 (Shërbimi Civil) dhe 142 (Agjencitë e Pavarura) të Kushtetutës. Për më tepër, sipas PDK, anëtarët e Këshillit janë shkarkuar në mënyrë kolektive, përkundër faktit të pakontestueshëm që anëtarët e këtij insitucioni, zgjedhen individualisht në një procedurë të përcaktuar qartësisht në Kuvend.
