PDK

PDK e Fushë Kosovës: Zyrtarët e korruptuar e lanë Fushë Kosovën vetëm me një çerdhe publike

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë ka thënë se komuna për shkak se nuk arriti të gjejë një lokacion të përshtatshëm, la Fushë Kosovën vetëm me një çerdhe publike edhe për një kohë, duke  humbur kështu donacionet e këtij projekti.

Fushë Kosova edhe për një kohë do të mbetet vetëm me një çerdhe publike, pasi komuna e dështuar nuk arriti të gjejë një lokacion të përshtatshëm, e kësisoj në seancën e datës 17.09.2020, u anulua vendimi për ndërtimin e çerdhes publike në oborrin e shkollës “Selman Riza”, që për pasojë pati edhe humbjen e donacioneve të këtij projekti”, thuhet në reagimin e PDK-së në Fushë Kosovë.

PDK në komunikatë thekson se asamblistët e kësaj partie në Fushë Kosovë kanë propozuar që zgjidhja e çështjes së çerdhes të bëhet edhe përmes partneritetit publiko-privat, por që nuk është ndërmarrë asnjë hap karshi këtij propozimi.

Tutje PDK thotë se zyrtarët e komunës nuk e kanë prioritet zhvillimin e Fushë Kosovës, por pasurimin e disa drejtorëve të saj.

Komunikata e plotë:

 

Zyrtarët e korruptuar e lanë Fushë Kosovën vetëm me një çerdhe publike

Fushë Kosova edhe për një kohë do të mbetet vetëm me një çerdhe publike, pasi komuna e dështuar nuk arriti të gjejë një lokacion të përshtatshëm, e kësisoj në seancën e datës 17.09.2020, u anulua vendimi për ndërtimin e çerdhes publike në oborrin e shkollës “Selman Riza”, që për pasojë pati edhe humbjen e donacioneve të këtij projekti.

Tash e sa vite udhëheqësit e komunës kanë premtuar se Fushë Kosova do t’i ketë disa çerdhe, por ashtu si shumë premtime të tjera, edhe kjo nuk u realizua, për shkak se kjo udhëheqje komunale, nuk e ka prioritet interesin e qytetarëve e as zhvillimin e Fushë Kosovës, por pasurimin e drejtorëve, disa prej të cilëve janë bërë milionerë.

Që ndërtimi i çerdhes të mos mbetej edhe më tutje peng i burokracisë, paaftësisë dhe neglizhencës së instaluar në komunë, asmblistja e PDK-së, Aida Alimi, kishte propozuar që kjo çështje të zgjidhej përmes partneriteti publiko-privat, por që nuk ishte ndërmarrë asnjë hap karshi këtij propozimi.

Aida Alimi, po ashtu ka kërkuar që asamblistët të kenë qasje në listat e pronave komunale, pas arsyetimeve absurde të zyrtarëve të komunës se nuk po gjejnë lokacion e as ndonjë parcelë në pronësi të komunës për ndërtimin e çerdhes, por listat nuk janë shpërndarë, duke mbetur edhe më tej në duart e zyrtarëve burokrat e të korruptuar të Fushë Kosovës.

Derisa nuk bëhet dot zgjidhje për këtë çështje e as nuk gjendet një copë tokë komunale, ndërtimet pa kritere dhe pa përfillur planet urbanistike, vazhdojnë gjithandej Fushë Kosovës, për çka zyrtarë të komunës dhe vet drejtori i urbanizimit, Abdullah Prebreza, para më shumë se një viti, ishin vënë në pranga.

Kjo qeverisje është duke e penguar zhvillimin normal të Fushë Kosovës, duke e çuar deri në degradim, me neglizhencë, nepotizëm e korrupsion të theksuar, që ka për pasojë mos implementimin e projekteve që aq shumë i duhen Fushë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …