Kadri Veseli

PDK e gatshme për ndryshime rrënjësore në Qeveri

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmërinë e saj për riformatim rrënjësor të kabinetit qeveritar. Sipas partisë më të votuar në Kosovë, riformatimi nënkupton jo vetëm ndërrimin e emrave të ministrave, por edhe reformë substanciale dhe programore. Burime të afërta me këtë subjekt njoftojnë se reformë pritet të ketë në fushën e sundimit të ligjit, në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe në çështjet sociale. Të njejtat burime saktësojnë se PDK është e gatshme të reduktojë numrin e ministrive nga 19 në 11 sosh, nëse për një gjë të tillë pajtohet edhe partneri i saj qeverisës, LDK.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …