PDK e LDK ende nuk i kanë dërguar propozimet për reformën zgjedhore

PDK e LDK ende nuk i kanë dërguar propozimet për reformën zgjedhore

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i dërgojë në Kuvend propozimet e partive politike për reformën zgjedhore që ka iniciuar kohë me parë, por partitë politike nuk kanë dërguar asnjë propozim, pasi nuk kanë funksionuar grupet fillestare për këtë çështje të iniciuara nga kryetari Thaçi. Zyra për media e kryetarit, ka konfirmuar për KosovaPress, se ekipet punuese për hartimin e legjislacionit për reformën zgjedhore dhe janë finalizuar aktet normative, siç janë propozim amendamentet e Kushtetutës; projektligji për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës së Kosovës; projektligji për zgjedhjet e Kuvendit dhe projektligji për zgjedhjet lokale në Kosovë.  “Draftet janë hartuar, kanë ndodhur konsultime me një spektër të gjerë të partive politike, me shoqërinë civile, me mediat, me njerëzit e opinionit publik të rëndësishëm për skenën e Kosovës. Do të procedohet në ditët e ardhshme dhe Kuvendi do të vendos”, ka thënë Thaçi. Por, ndryshe thonë partitë politike në vend, përveç opozitës e cila ka bojkotuar nismën e kreut të shtetit. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë s kemi qenë dhe jemi të gatshëm për reformë.  “Ka qenë një nismë e presidentit, të cilës nismë nuk kanë pasur vullnet t’i përgjigjen të gjitha partitë politike. Ne kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm të ulemi dhe të shohim gjithçka që mund të bëjmë për të ndryshuar sistemin zgjedhor në të mirë të kërkesave të qytetarëve. Nëse këtë vullnet nuk e kanë të gjitha partitë, nuk ka se si mund vetëm ne ta bëjmë këtë”, tha Pajaziti. Njësoj mendon edhe deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, sipas të cilit përveç nismës fillestare nuk ka pasur punë intensive nga grupet. “Jo, nuk kam informacion që ka pasur një punë intensive të formimit të grupeve përveç iniciativës fillestare. Kështu që mendoj që nuk janë dorëzuar. Sepse nuk ka pasur vazhdim të iniciativës”, theksoi Ferati.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …