Dy parti opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar krijim të komisioneve parlamentare për hetim ndaj dy zyrtareve të pushtetit. Është paralajmëruar se fjala është për ministren e Industrisë, Rozeta Hajdari dhe zyrtaren e lartë të partisë Vetëvendosje, Dejona Mihalin. Paralajmërimet për krijim e komisionit parlamentar për hetimin e këtyre dy zyrtareve të pushtetit janë bërë nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi. Krijimi i komisionit hetimor parlamentar pritet të bëhet gjatë seancës së sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …