Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili kërkon nga LDK që të mbështes projektligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë

PDK: Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje të radhës të Kushtetutës nga Qeveria Kurti

Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Qeveria Kurti shkeli sërish Kushtetutën e Kosovës. Gjatë konferencës për medie, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili theksoi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese vërteton për herë të dytë radhazi se qeveria në ikje e Kurtit është përpjekur që të përqendrojë të gjitha pushtetet në duart e saj, duke shkelur rëndë liritë themelore të njeriut. Lëvizja Vetëvendosje, ka ardhur në pushtet duke mashtruar qytetarët si partia që do të garantojë në Kosovë sundimin e ligjit, dhe në pak javë pushtet e diskreditoi veten duke shkelur së paku dy herë aktin më të lartë juridik të shtetit tonë, Kushtetutën. Ne jemi të bindur se, marrja e vendimeve të paligjshëm nga ministri i shkarkuar Vitia në tejkalim të kompetencave ligjore përbën gjithashtu një vepër penale. Prandaj, i bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që të ndërmarrë hapa ligjorë kundër këtij shkelësi. Verdikti i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese, demonstron përsëri cenimet e rënda që qeveria e shkarkuar e Kurtit i ka bërë demokracisë dhe rendit kushtetues të Kosovës, theksoi deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …