Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës mbahet me 3 korrik

PDK i ka bërë thirrje Qeverisë që të krijojë kushte për mbajtjen e seancave solemne të kryetarëve në veri

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që të krijojë kushte për mbajtjen e seancave solemne të kryetarëve në komunat e pjesës veriore të Kosovës. Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka shkruar se sot se që disa ditë të dy kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së, në Zveçan dhe në Zubin Potok po përballen me presion dhe nënçmim nga zyrtarë e segmente të Qeverisë, posaçërisht sipas tij, nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. “Këto veprime të këtyre zyrtarëve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, ne do ta respektonim pa asnjë problem. Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur. Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna. I bëjmë thirrje Qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne, ka shkruar sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …