Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë shprehur qëndrimet e tyre të vendosura kundër draft-Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të pranuar nga kryeministri Albin Kurti. Opozita e konsideron këtë dokument si një formë të “autonomisë etnike territoriale”, duke theksuar se bie ndesh me integritetin territorial të Kosovës. PDK-ja ka premtuar se, nëse vjen në pushtet, do të ndryshojë përmbajtjen e këtij draft-Statuti. Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është zotuar se qeveria e ardhshme e drejtuar nga LDK do ta rrëzojë këtë tekst përmes Gjykatës Kushtetuese, duke përmendur pesë shkelje bazike kushtetuese. Ndryshe nga partitë e tjera opozitare, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar marrëveshjen si tradhti ndaj vendit, për faktin se, sipas tij, e kthen Kosovën prapa në një periudhë që rikthen rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …