PDK-ja dhe VV-ja e bojkotojnë seancën, dështon votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka dështuar ta miratojë buxhetin për vitin 2025 në mungesë kuorumi, meqë asambleistët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendojse kanë lëshuar sallën.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky është bojkotim i vullnetit të qytetarëve, duke shtuar se buxheti është hartuar “me profesionalizëm dhe në bazë të nevojave e kërkesave të qytetarëve”

“Prandaj, lëshimi i sallës në seancën e buxhetit nga PDK dhe VV është bojkotim i vullnetit të qytetarëve. Përkundër përpjekjeve të njëpasnjëshme për bllokim të punëve të mira në Kryeqytet ne nuk do të ndalemi së punuari për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Rama në rrjetin e tij social, facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …