PDK-ja dhe LDK-ja e konsiderojnë të dëmshëm pezullimin e përkohshëm të punës së të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit nga Bashkimi Evropian. Me pezullimin e kësaj marrëveshjeje, si masë sanksioni kundër veprimeve të Qeverisë, Kosovës do t i shtyhet edhe për shumë kohë agjenda integruese në BE. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se me MSA-në Kosova ka për obligim që të gjitha ligjet të cilat lidhen me direktivat e BE-së t’i trajtojë me prioritet. “Kosova me faktin që është në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian krahas angazhimeve që i ka, ka edhe një plan të veprimit për të zbatuar do të thotë planin kombëtar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit që nënkupton që të gjitha ligjet të cilat lidhen me direktivat e BE-së kemi për obligim që ti japim prioritet e t’i trajtojmë si Kuvend. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se pezullimi i MSA-së është defekti më i madh që ka mundur t’i bëjë institucioneve të Kosovës e legjislacionit. Kjo ka impakt tepër negativ edhe në integrimet evropiane por edhe në integrimet euroatlantike, tha Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …