Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre për, siç kanë thënë ata, pjesëmarrjen e militantëve të partive politike si komisionerë në vendvotime, pa ID të certifikimit nga KQZ-ja. Në vendvotimin e shkollës “Naim Frashëri” në fshatin Bletar, ish-Gllobar, sipas tyre, dy komisionerë të AKR-së janë pa ID të certifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor. PDK thotë se zyrtarët saj kanë kërkuar nga udhëheqësit e vendvotimit që t’i largojnë menjëherë këta dy komisionerë nga radhët e AKR-së.
