Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit caktimin e një seancë ditën e hënë, me qëllim për të diskutuar rreth dialogut Kosovë – Serbi. Seanca, të cilën e kërkon PDK-ja ka një pikë të rendit të ditës, e që është “debat parlamentar për zhvillimet ne dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Deputetët opozitarë kërkuan që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ku do të flisnin për Dialogun, por mocioni i LDK-së dështoi. Lëvizja Vetëvendosje votoi kundër. Kryeministri Albin Kurti tha se është i gatshëm që ta informojë opozitën rreth propozimin evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë, por nuk mund ta bëjë në një seancë të hapur.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …