PDK-ja ka akuzuar Qeverinë për shkelje të ligjit me vendimin për subvencionimin e teksteve shkollore

PDK-ja  ka akuzuar Qeverinë për shkelje të ligjit me vendimin për subvencionimin e teksteve shkollore. Zëvendës-kryetari i Komisionit Hetimor për subvencionim, Ardian Kastrati dhe Bekim Haxhiu, anëtar i këtij komisioni, në një konferencë për medie, kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale që ta hetojë rastin. Ardian Kastrati, deputet i PDK-së tha se me përsëritjen e këtij vendimit pasojat i paguajnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Sipas Kastratit përgjegjësi kryesor për këtë situatë është vetë, kryeministri Albin Kurti. Ai po ashtu tha se krahasuar me vitet paraprake, vitin e kaluar janë shpenzuar 7 milionë euro më shumë për subvencionimin e teksteve shkollore. Edhe Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së tha se Prokuroria e Kosovës me urgjencë duhet të veprojë dhe ndalojë këtë keqpërdorim, duke  përmendur se ka diferencë në çmime të librave të cilat sipas tij nuk janë të njëjtë si për klasën e parë si për të 5-tën. Diferencën e çmimit janë prindërit detyrohen ta paguajnë vet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …