leoni

PDK-ja ka dënuar ashpër aktin e djegies së dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit në vend-parkimin e objektit

PDK-ja ka dënuar ashpër aktin e djegies së dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit në vend-parkimin e objektit

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër aktin e djegies së dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit në vendparkimin e objektit të komunës. PDK-ja e dënoi  këtë rast, dhe kërkoi nga policia të angazhohen në parandalimin e akteve të tilla të mundshme. Rritja e interesimit të qytetarëve serbë që jetojnë në Komunën e Zveçanit për të drejtuar dhe shprehur nevojat e tyre ndaj komunës, si duket po i pengon grupet kriminale.  Kryetari i komunës, Ilir Peci dhe ekipi i tij mbeten të përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit t’i ofrojnë mbrojtje dhe të garantojnë sigurinë e kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të Komunës së Zveçanit. Po ashtu, u kanë bërë apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit të shfaqin qetësi e maturi dhe të bashkëpunojnë me organet e sigurisë në vend dhe me komunën.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …