Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se Qeveria duhet ta kthejë në pikën zero raportin e ZRRE-së, për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike. “Në emër të PDK-së, ngritëm shqetësimin për situatën e jashtëzakonshme, emergjente, lidhur me situatën energjetike në vend dhe keqmenaxhimin e saj nga qeveria aktuale. PDK-ja me shqetësim po e përcjell situatën, ne jemi të vetëdijshëm për krizën energjetike, kemi ngritur zërin brenda dhe jashtë Kuvendit me kohë. Kjo ngritje e energjisë do të ketë ndikim edhe në rritjen e inflacionit dhe zinxhirit të çmimeve. Edhe këtë vit Qeveria nuk parasheh rritjen e pagave për shërbyesit civil. Nuk është paraparë edhe ngritja e pagës minimale, ka saktësuar deputeti, Ferat Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …