PDK-ja ka shpalosur platformën për Lipjanin në lokalitetin e Janjevës, me ç’ rast ka premtuar zhvillim ekonomik

PDK-ja ka shpalosur platformën për Lipjanin në lokalitetin e Janjevës, me ç’ rast ka premtuar zhvillim ekonomik

Partia Demokratike e Kosovës, ka shpalosur platformën për Lipjanin në fshatin Janjevë, ku është premtuar zhvillim ekonomik, arsim e shëndetësi cilësore, bashkëqeverisje me qytetarët, si dhe zero taksë komunale për qytetarët e Lipjanit. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se qyteti i Lipjanit i cili gëzon të gjitha potencialet zhvillimore, ka nevojë për transformim me një qeverisje të përkushtuar, duke premtuar ulje të taksës komunale në zero. Ai ka garantuar se të gjithë qytetarët e Lipjanit do të jenë të barabartë pavarësisht nëse do të kenë votuar për PDK-në apo jo, përderisa ka shtuar se të rinjtë dhe gratë do të jenë në qendër të objektives së tyre për qeverisje. Veseli ka premtuar qeverisje transparente për qytetin e Lipjanit me në krye Ismet Hajrullahun, ndërsa për ata që nuk janë më pjesë e PDK-së, ka thënë se të korruptuarit nuk do të lejohen të kthehen në këtë parti. Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Ismet Hajrullahu, ka thënë se kjo parti është e vetmja forcë që mund ta sjellë ndryshimin në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …