Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar me fushatën e saj zgjedhore në Vushtrri ku kanë paraqitur programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Kryetari i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi ka theksuar se ka ardhur në këtë komunë për mision special sepse Vushtrria është qytet i kulturës, krenarisë, qytet i Hasan Prishtinës, Azem Galicës dhe e qindra luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Sonte dua t’iu kërkoj diçka që nuk ia kemi kërkuar askujt tjetër në Kosovë. Sonte Vushtrri dua ta ndërtojë një urë bashkë me ju, një urë besimi, një urë të vërtetë mes të kaluarës që na dinjitet dhe të ardhmes ma të mirë që na pret”, ka thënë mes tjerash, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: Me Kosovën Fituese, Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror
Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur fushatën zgjedhore në Deçan. Duke folur për programin e …