Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka folur për buxhetin e shtetit, duke thënë se shumica duhet të reflektojë karshi disa kërkesave. Ai ka kërkuar nga qeveria Kurti që të reflektojë ndaj kërkesave të policisë, zjarrfikësve dhe veteranëve të UÇK-së. Sa i përket buxhetit, si grup parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i kërkojmë mazhorancës që të reflektojë karshi kërkesave të Policisë së Republikës së Kosovës, karshi kërkesave të zjarrfikësve, karshi kërkesave të disa kategorive sociale të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe karshi kërkesave të veteranëve që të plotësohen ato dhe të amandamentohet buxheti”, ka thënë Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …