Partia Demokratike e Kosovës mban sot konventën e 10 me radhë gjatë së cilës do të zgjidhet kryetari i ri i saj dhe kryesia e partisë. Konventa i fillon punimet në ora 9.30 dhe në të do të marrin pjesë 794 delegatë. Kjo Konventë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të jetë ceremoniale dhe ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje. Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …