Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk ka dërguar komente për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike në Zyrën për Rregullatorin për Energji. Arsyeja pse nuk i kanë dërguar komente është se ato i kanë bërë publike në vazhdimësi, ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. “Ne konsiderojmë se përtej komenteve formale, ZRRE-ja në vendimin e saj duhet të marrë për bazë të gjitha diskutimet publike, qëndrimet politike dhe disponimin qytetar në lidhje me kërkesën për ngritje të çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Krasniqi. Ndër të tjera, ai shton se: “Si parti politike, në vazhdimësi kemi paralajmëruar se do të ketë krizë energjetike në Kosovë dhe në paraqitjet publike kemi shprehur qëndrimin tonë kundër rritjes së çmimit të energjisë. Për këtë kemi ftuar edhe seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku i kemi dhënë edhe propozimet tona, si dhe kemi ofruar argumente profesionale përgjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …