Pasi AAK-ja dhe LDK-ja pranuan të takohem me kryeministrin Albin Kurti, PDK-ja bërë të ditur se nuk do të shkojë për të biseduar me kryeministrin Kurti. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka refuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nëse do të ketë avancim në procesin e dialogut atëherë do të takohet me të. Aktualisht, e tëra që po shohim është se dialogu ka rrëshqitur në nivel teknik, duke përfshirë riciklimin e marrëveshjeve të kaluara. Sa i takon zbatimit të përgjegjësive që keni si udhëheqës i Dialogut, unë ju inkurajoj që të vazhdoni angazhimin tuaj dhe te qeverisë për respektim të vendimeve të ligjshme që sigurojnë reciprocitet në raport me Serbinë, si dhe sundim të ligjit dhe lëvizje të lirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Por, nuk konsideroj se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar për këto përgjëgjësi tuajat”, u shpreh, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
