PDK-ja me partnerët e koalicionit: AAK, KDTP, VAKAT dhe RAE, mbrëmë përmbyllën fushatën zgjedhore me një tubim madhështor, përfaqësues dhe elitar politik, si e vetmja zgjedhje demokratike në Prizren. Shaqir Totaj, theksoi se ky partneritet i PDK-së me partitë e koalicionit, është alternativa e vetme serioze dhe përfaqesuese që i’u është ofruar qytetarëve në Prizren dhe si e tillë është garanci e bashkëqeverisjes me të gjitha etnitë qytetare që garantojnë pritjet e tyre nga autoriteti politik gjatë mandatit katërvjeqar në udhëheqje të komunës sonë. Liderët e partive të koalicionit nga AAK z.Lulzim Kabashi, KDTP z.Mahir Jakcilar, VAKAT z.Rasim Demiri dhe nga partia Rome z.Albert Kinolli, vlerësuan lartë kryetarin z.Shaqir Totaj, dhe siguruan se anëtarësia e tyre votuese do të përkrahë masovikisht me 19 nëntor, PDK-në dhe kandidatin Totaj duke votuar numrin 94.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi, beson se fitorja e tij në balotazh do të jetë bindëse
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, beson …