PDK-ja sot do të mbajë një mbledhje me deputetët e vetë duke filluar nga ora 17.00

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me deputetët e vetë duke filluar nga ora 17:00. Në këtë takim do të diskutohet për zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e kryetarit të Shtetit të Kosovës. Burime brenda partisë bëjnë të ditur se në mbledhje  që do të flitet për mënyrën dhe sfidat për zgjedhjen e kryetarit. Në takim, ndërkaq do të flitet edhe për krizën politike, në të cilën është futur vendi me protestat e opozitës dhe pengimin e punimeve të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …