Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dështoi të futet në rend të ditës, rezoluta e PDK-së për Policinë e Kosovës, e përkrahur nga opozita

PDK-ja sot në Kuvend kërkoi debat parlamentar lidhur me të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar lidhur me të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri tha se të gjeturat janë shqetësuese për Qeverinë e Kosovës. Ai kërkoi që rendi i ditës të plotësohet me mocion për debat parlamentar, teksa ftoi deputetët që ta përkrahin një gjë të tillë. Me këtë janë pajtuar edhe partitë tjera opozitare, por jo edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Për këtë mocion kanë votuar 26 deputetë për, 40 kundër dhe një ka abstenuar. Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se sot Kuvendi duhet të diskutojë për të gjeturat në raportin e Departamentit Amerika. Edhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është pajtuar që të mbahet debat parlamentar. Sipas tij, ky raport është letërnjoftim i Qeverisë Kurti dhe se kjo çështje është e rëndësishme që të diskutohet në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …