Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës. Kjo parti që nga viti 2007 është në pushtet dhe që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, që tashmë është zgjedhur president i Kosovës. Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në parti. Pas kësaj, PDK ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhur Kadri Veselin, që njëkohësisht është edhe kryetar i Kuvendit. Organ Ekzekutiv i PDK- së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë. Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga tabori i kësaj partie. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja konfirmohet si forca e parë politike në vend. PDK aktualisht është në koalicion qeverisës me LDK-në, së cilës i ka dhënë edhe postin e kryeministrit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …