leoni

Enver Hoxhaj

PDK-ja vazhdoi fushatën elektorale në Novosellë të Pejës, me ç’ rast foli ish-ministri i Jashtëm e kandidati për deputet, Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës vazhdoi fushatën elektorale në Novosellë të Pejës, ku ish-ministri i Jashtëm dhe kandidati për deputet, Enver Hoxhaj, u mirëprit nga një numër i madh mbështetësish me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Hoxhaj vlerësoi rolin historik të PDK-së në proceset e rëndësishme për shtetndërtimin e Kosovës, duke përmendur ndikimin e figurave të saj të rëndësishme. “PDK-ja është parti e themeluar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Misioni i Xhavit Halitit, një bir i Novosellës, është i ngulitur në Deklaratën e Pavarësisë dhe në themelet e shtetit tonë,” tha Hoxhaj. Ai gjithashtu shprehu bindjen se Bedri Hamza është kandidati më i përshtatshëm për postin e kryeministrit, duke e quajtur një lider të aftë dhe të përkushtuar. “Bedri Hamza është dhe do të jetë Kryeministër,” deklaroi ai. Hoxhaj kritikoi performancën e disa deputetëve aktualë, duke theksuar nevojën për një përfaqësim më dinamik dhe profesional. “Kemi listën më të mirë se çdo parti tjetër. Ka pasur deputetë që nuk i kemi dëgjuar asnjëherë. Ata nuk mund të përfaqësojnë qytetarët,” shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ripërsëriti kërkesën për marrëveshje historike me shqiptarët. Pasi ka folur për fuqizimin ushtarak të Serbisë

DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …