PDK

PDK-ja zgjodhi dy kryetarë të rinj të degëve, në Shtime, Rrahman Jakupin dhe në Artanë, Selatin Nuhiun

Partia Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur sot dy kryetarë të rinj të degëve që do të udhëheqin strukturat partiake për platformën, Dekada e Re. Në Kuvendin Zgjedhor të degës së PDK-së në Shtime, pas një gare fer e demokratike, në mes të Mensur Nezirit e Rrahman Jakupit, i fundit është zgjedhur kryetar dege, ndërsa delegatët kanë zgjedhur edhe 51 anëtarët e Këshillit Drejtues të Degës. Të pranishmit i përshëndeti  anëtari i Kryesisë qendrore, Fehmi Mujota. Po ashtu, delegatët e degës së PDK-së në Artanë kanë votuar me shumicë votash Selatin Nuhiun për kryetar të ri të degës në këtë komunë si dhe 31 anëtarë të Këshillit Drejtues të degës.  Nënkryetari i PDK-së, Bajrush Xhemajli, duke folur para delegatëve të PDK-së në Novobërdë, tha se këto zgjedhje po e freskojnë dhe forcojnë PDK-në në të gjitha nivelet, duke e rikonfmuar atë si partia më e madhe në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …